Nëpërka Russell, Foto: Getty Images

Rritet numri i kafshimeve nga gjarpërinjtë në Bangladesh

Të gjitha qendrat shëndetësore dhe spitalet në Bangladesh janë urdhëruar të rezervojnë anti-helm pas raportimeve për një rritje të numrit të kafshimit të gjarpërinjve në të gjithë vendin.

Ministrja e Shëndetësisë, Dr Samanta Lal Sen, i kërkoi gjithashtu qytetarëve që të sillnin sa më shpejt në spital viktimat që kafshohen nga gjarpri.

Spitalet rurale në Bangladesh kanë raportuar për një rritje të numrit të njerëzve që kafshohen nga gjarpërinjtë, veçanërisht nga nepërka Russell, e cila gjendet në Azinë Jugore.

Incidentet kanë qenë një temë kryesore në mediat sociale të Bangladeshit në javët e fundit.

Ndërsa ushqehet me brejtës, nepërka Russell shpesh gjendet pranë vendbanimeve dhe në tokat bujqësore, veçanërisht gjatë sezonit të korrjes.

Një studim i vitit 2023 tha se rreth 7,000 njerëz vdesin në Bangladesh çdo vit nga kafshimet e gjarpërinjve. Shumica e viktimave mbijetojnë nëse trajtohen shpejt me anti-helm.

Nepërka Russell u shpall e zhdukur në Bangladesh në vitin 2002, por specia tani është kthyer.

Shkencëtarët besojnë se gjarpri, i cili zakonisht jeton në zona të thata, është përshtatur me kushte të ndryshme klimatike dhe tani është përhapur në më shumë se 25 rrethe në Bangladesh.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kafshimet e gjarpërinjve janë një nga sëmundjet tropikale më të neglizhuara dhe e ka bërë prioritet trajtimin e tyre./BBC

Përgatiti: Florinda Kelmendi