Foto: Anadolu Agency

Rekord rastesh me COVID-19 në Gjermani

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Gjermani ka kaluar pragun prej 2,000 gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet kanë theksuar sot një nivel i tillë nuk ishte arritur që prej fundit të prillit.

Instituti shëndetësor RKI ka regjistruar 2 034 raste të reja duke e çuar numrin total që prej fillimit të pandemisë në 232 082 raste me COVID-19, me shtatë të vdekur të tjerë duke e çuar bilancin total në 9 267 të vdekur, raporton ATSh./RTV21