
Emilia Rexhepi. Foto: Facebook/Kuvendi i Kosovës
Regjistrohen 116 deputetë të legjislaturës së re të Kuvendit
19.3.2021 - 21:44
Ka vazhduar procesi i regjistrimit të deputetëve të legjislaturës së Tetë të Kuvendit.
Gjatë tri ditëve, sipas një postimi të Kuvendit të Kosovës në Facebook, janë regjistruar 116 deputetë, kurse deputetët e mbetur do të regjistrohen gjatë ditëve në vijim.
Seanca konstituive e Kuvendit për Legjislaturën e Tetë do të mbahet të hënën, më 22 mars e paralajmëruar të fillojë nga ora 10:00.


