COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Rastet e reja me coronavirus janë nga 23 komuna të Kosovës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka  njoftuar se në 24 orët e fundit, janë shënuar 147 raste të reja me COVID-19, ndërkaq janë shëruar 197 pacientë.

Rastet e reja të konfirmuara me coronavirus janë nga 23 komuna të vendit.

Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 38 raste, komuna Podujevë 19 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Obiliq, Rahovec dhe Suharekë.

Numri total i rasteve pozitive është 13 mijë e 601 raste nga 51 mijë e 669 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 533 raste të vdekjes.