Raportohet për mjet të dyshuar shpërthyes në kryeqytet, policia në vendngjarje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marr informacion për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj” në kryeqytet sot rreth orës 10:30.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti bëri të ditur për Kallxo.com se njësitet kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”- bëri të ditur Ahmeti.