Rama: Njoftimi për aktakuzë nga Specialja është akt brutal ndaj Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tha se reagimi i tij në Kuvendin e Shqipërisë dhe ardhja e tij në Kosovë nuk nënkupton asnjëlloj përpjekje madje asnjëlloj mendimi për të vënë në pikëpyetje domosdoshmërinë e ballafaqimit me drejtësinë për ato çështje të cilat janë subject i saj dhe të cilat e kanë marr mbështetjen politike dhe institucionale të Kosovës përmes Kuvendit me krijimin e Gjykatës Speciale.

“Ardhja ime këtu dhe qëndrimi im lidhet me padrejtësinë. Për mua ajo komunikatë që lajmëroi botën mbarë se pritet të vijë një aktakuzë e cila nuk është formalizu nga gjykata përbën jo vetëm shkelje flagrante të çdo praktike të mirë të drejtësisë ndërkombëtare por edhe një akt brutal ndaj vetë Kosovës”, tha Rama.

Rama tha se zërat vijnë e shkojnë, por tha se nuk ka ardh këtu si grupi i avokatëve të Hashim Thaçit apo Kadri Veselit.

Rama tha se nuk janë këtu as tu qëndrojmë pranë as moralisht dy figurave institucionale por se ka ardhur këtu sepse beson që është moment shumë kritik që mund të ketë shumë konsekuenca të rënda për Kosovën.

“Cdo shqiptar pavarësisht bindjeve politike duhet të jetë i revoltuar për faktin se sot me atë tekst ti duket sikur lexon për Serbinë e Sllobodan Millosheviqit e jo për Kosovën e Adem Jasharit”, tha ai.

Kosova sipas Ramës ka kalu një eksperimet 20 vjecar drejtësie ndërkombëtare të panjohur në historinë e drejtësisë ndërkombëtare.