Rama kritikon ata që reaguan pa e lexuar propozimin e tij për statutin e Asociacionit

Kryeministri i Shqipërisë ka reaguar pas kritikave lidhur me propozimin e tij për draft të statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përmes një postimin në Twitter, Rama ka shkruar se ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur përmbajtjes e propozimit të tij kanë frikën se mos humbasin armikun që, sipas tij u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore.

“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!’- ka shkruar Rama në Twitter.

Një ditë më parë, kryeministri Rama deklaroi se ua ka përcjellë një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Ky veprim i Ramës nxiti reagimet të shumat në vend.