Rahovec, burri plagoset aksidentalisht me pushkë ajrore

Një burrë nga Rahoveci ka pësuar lëndime trupore pasi u godit  aksidentalisht me pushkë ajrore nga një person i dyshuar.

Në raportin policor potencohet se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas Policisë, janë  konfiskuar dy pushkë ajrore dhe 141 diabolla derisa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është  dërguar mbajtje.