Qeveria japoneze dhe UNICEF dhurojnë 367 mijë e 580 pajisje mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë të Kosovës

Qeveria japoneze në bashkëpunim me UNICEF-in kanë dhuruar 367 mijë e 580 pajisje mbrojtëse personale për punëtorët shëndetësorë në Kosovë.

UNICEF përmes një komunikatë ka theksuar se 10% e pajisjeve do të shpërndahen në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë dhe Graçanicë.

I ngarkuari me punë i Qeverisë së Japonisë në Kosovë, Ogasaara Mitsunori, tha se këto furnizime vijnë në kohën kritike për të mbështetur përpjekjet e përbashkëta për të parandaluar përhapjen e COVID -19.

Kjo organizatë bën të ditur se ditëve në vazhdim në Kosovë do të vijnë pajisje shtesë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për punëtorët e vijës së parë të frontit kundër COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka falenderuar Qeverinë japoneze për ndihmën.