Qeveria bullgare shpalli 24 nëntorin ditë zie

Këshilli i Ministrave të Bullgarisë ka vendosur që dita e nesërme (24 nëntor) të shpallet ditë zie kombëtare.

Dita e zisë është shpallur për dy raste tragjike: Zjarrin në shtëpinë për persona të moshuar në fshatin Rojak në komunën e Dulgopolit dhe për viktimat në aksidentin e rëndë të autobusit në autostradën “Struma” më 23 nëntor.

“Qeveria shpreh ngushëllimet e saj për të afërmit e viktimave. Në kujtim të tyre, flamujt shtetërorë të të gjitha institucioneve shtetërore do të ulen në gjysmë shtizë”, ka kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë bullgare.

Në mëngjesin e sotëm një tragjedi ka kapluar Maqedoninë e Veriut. Një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgari, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë. Në aksident jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë.

Në seancën e sotme qeveritare është sjellë vendim që të shpallen tri ditë zie në Maqedoninë e Veriut për tragjedinë në Bullgari./Rtv21