Qendrës së Transfuzionit të Gjakut i shterojnë rezervat, lut qytetarët të dhurojnë gjak

Qendra e Transfuzionit të Gjakut e Kosovës ka njoftuar se është në gjendje kritike sa i përket rezervave të gjakut.

Përmes një njoftimi në Facebook, kjo Qendër ka thënë se situata me pandeminë COVID-19 dhe kërkesat e vazhdueshme në këtë kohë kanë bërë që të shpenzohen rezervat e gjakut.

Qendra ka njoftuar se qytetarët mund të dhurojnë gjak në qendrat regjionale te Transfuzionit të Gjakut: Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë e Vushtrri.

“Kërkesë Urgjente! Në këtë kohë pandemie ndihet mungesa e gjakut si kurrë më parë, për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe numrit të pamjaftueshëm me dozat e gjakut. Ju lutemi, për hir të të sëmuarëve që kanë nevojë për gjak të vini të dhuroni gjak në QKKTGJ. Gjendja në QKKTGJ është kritike me rezervat e gjakut! Të gjitha masat mbrojtëse janë ndërmarrë sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe IKSHPK-së. Ju mund te dhuroni gjak dhe ne Qendrat Regjionale te Transfuzionit të Gjakut: Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Vushtrri. Terminin e dhurimit të gjakut mund ta bëni në Facebook- Transfuzioni i Gjakut”, thuhet në kërkesën e QKKTGJ.