Kadetët e Shërbimit Korrektues dhuruan gjak

Kadetët e Shërbimit Korrektues të Kosovës në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike i janë bashkëngjitur sot aksionit humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se për këtë vit,  ky është aksioni i parë për dhurimin vullnetar të gjakut, që organizohet në mes të Qendrës Kombëtare për Transfuzion të Gjakut dhe SHKK-së.

Në këtë aksion sipas njoftimit do të dhurojnë gjak vullnetarisht kadetët, oficerët dhe shërbyesit civilë të SHKK-së.

Sipas njoftimit këtij aksioni i cili është paraparë të zgjas deri më 22 maj  do ti bashkëngjiten të gjitha qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit.