Qëllohet me armë zjarri rojtari i një shtëpie në Qagllavicë

Policia e Kosovës ka njoftuar së është qëlluar me armë zjarri një burrë i angazhuar si roje i një shtëpie në fshatin Qagllavicë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në Qagllavicë.

“Viktima i cili ka qenë i angazhuar si roje i një shtëpie është qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Policia ka njoftuar së në vendin e ngjarjes kanë gjetur tri gëzhoja dhe një predhë të kalibrit 9 milimetra.

Me urdhër të prokurorit është bastisur një lokacion por nuk është gjetur as personi as ndonjë provë materiale.