Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Prishtinë

 1.

Nga NS 35/10[kV]  Mazgiti do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Shkabaj (kodi: 15019002) nga ora 11:00 deri 15:00

Vendet: Shkabaj, Mazgit – një pjesë, Obiliq – një pjesë, Reforma dhe Al Petrol.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, mirëmbajtje preventive,  ndërrim i izolatorëve dhe shtyllave.

2.

Nga TS 110/10(20)[kV] Prishtina 5 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J05 Bardhosh (kodi: 13000001)  nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Një pjesë e fshatit Bardhosh.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, vendosja e ndarësit linjor.

3.

NS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

TS 0.4[kV] Ulzat 1-Hajvali (kodi:19000040167) prej orës 10:30 deri në ora 15:30

Vendet: Lagjja e Byçmetëve.

Arsyeja: Bartja e konsumatorëve nga rrjeti i vjetër 0.4kV ne rrjetin e ri 0.4 kV.

Ferizaj 

1.

Nga NS 35/10(20)10[kV] Kaçanik do të ndërprehet:

LP-si 10[kV] Bobi (kodi: 40043002) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Fshatrat: Bob, Gajre, Ivajë, Kotlinë, Lumbardh (Kotlinë), Laq (një pjesë), Puset e Nikës (një pjesë), Strazhë dhe rruga Vëllezërit Çaka (një pjesë).

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit – mirëmbajtje preventive,  zëvendësimi i shtyllave të thyera me të rejat, ndërrimi i përçuesve, ndërrimi i izolatorëve.

2.

NS 35/10 kV Kaçanik do të ndërprehet:

LP 10kV J02-Pylltaria (kodi: 40043004) prej orës 11:00  deri ne ora 12:30

Vendet: Rrugët: 2 Korriku, Demush Bilalli, Dëshmorët e Lirisë, Emin Duraku, Ismajl Qemajli (një pjesë), Ismajl Raka, Lagja e Re, Migjeni dhe Uçk. Fshatrat: Drenogllavë (një pjesë), Dushkaja (një pjesë), Gjurgjedell, Korbliq, Llanishtë dhe Runjevë si dhe një pjesë e Kaçanikut.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ndërrimi i transformatorëve matës rrymor.

3.

NS 35/10kV Badovci do të ndërprehet:

LP 10kV Janjeva  (kodi: 10014011 )  nga ora 10:00 deri në ora  14:00

Vendet: Janjevë, Shashkovc, Akllap,Tërbuvc, Gushtericë e Epërme dhe Shushicë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, zëvendësimi i shtyllave të thyera me të rejat, ndërrimi i përçuesve dhe izolatorëve.

4.

NS 110/6[kV] Han I Elezit do të ndërprehet:

Dalja 6[kV] Paldenica (kodi: 42000004 )  nga ora 09:00 deri 16:00

Vendet: rrugët: Adem Jashari (një pjesë), Elham Curri (një pjesë), Hani Elezit (një pjesë), Hysen Suma, Imer Vila, Imri Curri, Kalimi Kufitar (një pjesë); fshatrat Dimcë, Dromjak (një pjesë), Kashan dhe Paldenicë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni.

Mitrovicë

1.

Nga TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Novolani (kodi 73000005) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Një pjesë e Bukoshit, Novolan, Kollë, Vërnicë, Reznik, Shallc, Druvar dhe Mihaliq.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, mirëmbajtje preventive- Zëvendësimi i transformatorit të mbingarkuar Druar Shkolla 73000005016 me TS Koll 73000005007.

Prizren

1.

Nga TS 35/10[kV] Zhur do të ndërprehet:

Dalja 10[kV]  Poslishtë (kodi: 30035006 )  nga ora 11:00 deri 15:00

Vendet: fshatrat: Grazhdanik, Kobajë, Muradem, Nashec (një pjesë), Poslishtë dhe Vlashnjë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, revizion në LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara.

Peja

1.

NS 110/10[kV]  Klina do të ndërprehet:

LP 10kV Gremniku (kodi: 52000011)  nga ora 11:00 deri në ora  15:00

Vendet: Fshatrat: Dollc, Gremnik, Kpuz, Perlina, Perqevë, Qeskovë, Qupevë, Qupevë e Ulët, Qupevë e Epërme, Rastok (një pjesë), Sferkë, Sferkë e Gashit dhe Volljakë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit- ndërrimi i tri shtyllave  të tensionit të mesëm, lokacioni Sferrkë – Përqevë.

2.

Nga TS 110/10[kV] Deçani do të ndërprehet:

Dalja – LP10[kV] Barani (kodi: 53000002) nga ora 10:30 deri 12:30

Vendet:  Beran, Prapaqan, Berliq, Krushevc i ri, Rashiq, Gjocajt, Turjakë e Ulët, Vranoc i Madh, Vranoci i Vogël, Barani i Ulët, Çallapek, Kusoriq, Llugagjitë dhe Buqan.

Arsyeja: Montimi i grupeve matëse pas ndërrimit të ormanit të djegur-TS Çallapeku 1 Kod-53000002026.

3.

TS 110/10(20)[kV] Istogu do të ndërprehet:

LP 10[kV] Moistiri (kodi: 54000001)  prej orës 11:00 deri në ora 14:30.

Vendet: Fshatrat Moistir dhe Sinajë.

Arsyeja: Vendosja e një shtylle të tensionit të lartë në Suhogerllë – me rrezikshmëri të madhe në Suhogerllë (kemi kërkesë edhe nga Policia).

Gjilan

1.

Nga TS 35/10 kV Lladovë do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Zhegra (kodi 61066006) prej orës 10:00  deri ne ora 14:00

Vendet: Zhegera, Lladova, Llashtica (nje pjese), Shurdhan, Pidiqi, Selishta, Qeliku, Haxhtë, Isufaj, Terziaj, Demirt.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ndërrimi i shtyllave të drurit me shtyllat e betoni në degëzimin për Stançiq