
Prokuroria e Mitrovicës po heton vdekjen e dyshimtë të foshnjës në Skenderaj
Një foshnjë në qytetin e Skenderajt ka vdekur në rrethana të panjohura derisa ishte në gjumë, më 25.02.2025, rreth orës 05:00.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e foshnjës në vendin e ngjarjes, në shtëpinë e viktimës – ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Prokuroria në Mitrovicë ka konfirmuar për KALLXO.com se janë duke e hetuar vdekjen e dyshimtë të foshnjës – në bashkëpunim me Policinë.
“Me urdhër të Prokurorit kujdestar të PTH – Mitrovicë, trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rasti është duke u hetuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.” – ka thënë Prokuroria për KALLXO.com.
KALLXO.com ka provuar gjatë ditës të marrë një përgjigje nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.
Në rrethana të panjohura, një foshnjë vdes në gjumë në Skenderaj