qkuk

Profesori nga Australia do të operojë 29 fëmijë kosovarë me probleme kongjenitale

Qendra Klinike Universitare ka njoftuar se Pedy Dewan, profesor nga Australia, do të operojë 29 fëmijë me probleme të lindura kongjenitale në Kosovë duke filluar nga nesër.

Operacionet do të zgjasin për 10 ditë pune.

Dewan pritët të realizojë edhe 25 konsultime për pacientë me anomali të ndryshme që janë operuar më parë.

“Fëmijët do të kenë mundësi të trajtohen nga ana e ekspertit të njohur që ka renome ndërkombëtare, përderisa  mjekët vendas do të kenë mundësi  të marrin përvojat  nga profesori i njohur”, bën të ditur QKUK.