Foto: Ilustrim

Prizren, ia vjedhin veturën në oborr të shtëpisë

Një qytetar ka raportuar në Polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën, të cilën e kishte të parkuar në oborr të shtëpisë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Nashec të Prizrenit, të premten rreth orës 23:00.

Rasti, i cili po trajtohet si veturë e vjedhur, është duke u hetuar.