GETTY IMAGES

Prizren- Fermerit i digjet ferma me rreth 8,000 zogj të pulave

Një fermë e pulave në Prizren, dje është përfshirë nga zjarri.

Në raportin e policisë thuhet se njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi i KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Si pasojë e zjarrit, të lënduar nuk ka, ndërsa janë djegur rreth 8,000 (tetëmijë) zogj të pulave dhe po ashtu është djegur edhe një pjesë e fermës-objektit.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin, ndërsa është informuar edhe prokurori lidhur me rastin.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Bajram Curri.