Prizren, arrestohen burrat që dolën në gjueti në kohë pandemie

Dy burra janë arrestuar dje në Prizren për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të Policisë, ata kishin dalë për gjueti në fshatin Zym të Komunës së Prizrenit.

Ata kishin pasur me vete dy armë gjuetie (dy tytëshe).

Njëri prej të dyshuarve posedontë lejen e armës me afat të skaduar.

Armët janë konfiskuar dhe të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.