Prishtinë, një e vrarë me armë zjarri

Një person i gjinisë femërore ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës Florie Ahmeti tha se sonte rreth orës 20:00 kanë pranuar një informatë se ekipi mjekësor në QKUK ka konstatuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore.

Viktima sipas të dhënave fillestare dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit.

“Aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë.

Burime të KALLXO.com thonë se viktima është e moshës rreth 22-vjeçare dhe se rasti ka ndodhur në fshatin Besi të Prishtinës.