Foto-ilustrim

Vritet një 27-vjeçar në Podujevë

Policia e Podujevës është njoftuar rreth orës 18:00 për një rast të vdekjes së një personi.

Rasti është hapur në stacionin policor si vdekje e dyshimtë.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti, rasti ka ndodhur në fshatin Llaushë të Podujevës, ku si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka vdekur një person.

“Si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person i gjinisë mashkullore, A.D. 27 vjeç”, tha zëdhënësja e Policisë për KALLXO.com.

Njësitet policore në koordinim me Prokurorinë përkatëse po merren me hetimin dhe sqarimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.