Foto-ilustrim

U qëllua me armë zjarri, vdes ish-kryetari i Komunës së Velipojës

Ish-deputeti dhe ish-kreu i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka, nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka vdekur në spitalin e Shkodrës.

Ujka u plagos me armë zjarri me silenciator sonte rreth orës 19:00.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Shkodrës, në vendin e quajtur lulishtja e Universitetit.

Autori/ët kanë shfrytëzuar errësirën për ta qëlluar të ndjerin Pashko Ujka dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./ Top Channel