foto: Ilustrim

Një i vrarë me armë zjarri në Durrës

Një 45-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Viktima është shtetasi me iniciale M.N., banues po në të njëjtën lagje, raporton oranews.

Policia e Durrësit, thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10 minuta të mëngjesit të sotëm (24 shkurt), ku shtetasi me iniciale N.Z. 37 vjeç, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë 45 vjeçarin.

Autori i dyshuar pas krimit është larguar menjëherë dhe është shpallur në kërkim.

Policia po punon për kapjen e tij.

Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje./21Media