Foto-ilustrim

Mirditë, vriten vëlla e motër

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sonte në Kodër Rrëshen të Mirditës.

Në këtë incident, që sipas Policisë së Shtetit, ka ndodhur rreth orës 20:40, janë vrarë në oborrin e banesës me armë zjarri V.F dhe motra e tij, E.F.

Nga informacionet e para dyshohet se  janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K. nga fshati Zejmen Lezhë, ish-bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe grupi hetimor.

Gjithashtu, në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale  Renea dhe FNSH e Shkodrës, njofton Policia e Shtetit.

Shërbimet e Policisë  po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.