Qëllohet për Vdekje Portieri Malazez

Goran Lenac, ish-portieri i skuadrës FK Bokelj ishte duke stërvitur me një mik të tij kur u qëllua më armë zjarri.

Portieri malazez u dërgua me urgjencë në spital mirëpo plagët e marra nga arma e zjarrit ishin të rënda gjë që ia shkaktuan edhe vdekjen.

33 vjeçari ishte pjesë e ekipit Bokelj të Ligës së Dytë malazeze deri në vitin 2015 dhe po ushtronte përsëri në ish-klubin e tij për të qenë në formë.

Sulmuesi i portierit raportohet se ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe se policia malalzeze ka bllokuar qytetin e Kotorit duke hetuar për rastin./21Media