Presidentja Osmani përkujton masakrën e Pastaselit në Rahovec dhe të Burimit në Malishevë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrat e Pastaselit në Rahovec dhe të Burimit në Malishevë, në 26 vjetorin e tyre.

“Një çerek shekulli më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë kryen krime të tmerrshme kundër popullsisë civile në Kosovë. Më 1999, në Pastaselë të Rahovecit, 106 burra, gra dhe fëmijë u vranë e u masakruan brutalisht. E njëjta valë dhune vazhdoi në Burim të Malishevës, ku 42 civilë të pafajshëm u ekzekutuan pa mëshirë” – thuhet në postimin në Facebook të Presidencës.

“Por kujtesa jonë nuk zbehet. Historia nuk mund të harrohet. Me përkushtim dhe vendosmëri, ne do të vazhdojmë ta mbrojmë të vërtetën dhe të kërkojmë drejtësi për viktimat e këtij gjenocidi”.