Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani Foto: Denis Sllovinja /KALLXO.com

Presidentja Osmani intervistohet nga mbesa e ish-Presidentit Rugova

Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë një video, ku shihet se është intervistuar nga mbesa e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Liza Beta.

Presidentja Osmani ka vizituar sot, më 24.05.2024, Familjen e ish-presidentit Rugova për nder të Ditës së Presidentit.

“Presidentja Osmani: Liza Beta, mbesa e Presidentit Rugova, e bëri edhe më të veçantë sot shënimin e Ditës së Presidentit. Bashkëbiseduam për vizionin e gjyshit të saj, atit themeltar të Republikës sonë, si dhe trashëgiminë e tij, e cila ka lënë gjurmë të pashlyera, e të cilat do të barten te breza të tjerë pas tij”- ka bërë të ditur Osmani në Facebook.

 Çdo 24 maj, në Kosovë festohet ‘Dita e Presidentit’ e vendosur nga ish-presidenti Rugova dhe ditë e simbolikës, pasi që lidhet me  majin e vitit 1992 kur u mbajtën zgjedhjet e para prej të cilave Rugova u zgjodh President.

 

Në Shtëpinë e Pavarësisë “Dr. Ibrahim Rugova”, nën patronazhin  e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani u përurua libri “Liria si imanencë njerëzore”– (Fjalime të Presidentit Rugova, 1976-2005).

Libri u përurua sot më 24.05.2024 në Ditën e Presidentit që shënohet në Kosovë.

“Presidenti Rugova ishte dhe vazhdon të mbetet udhërrëfyesi ynë, ora e mirë e Kosovës dhe ndërtuesi i aleancave tona strategjike me perëndimin e në veçanti me aleatin kryesor dhe të pazëvendësueshëm, SHBA-në”- tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Përurohet libri me fjalimet e ish-presidentit, Osmani: Ibrahim Rugova mbetet udhërrëfyesi ynë