Flamuri i Maqedonisë - Foto: REL/MIA

Presidentja maqedonase shkarkon Musliun nga drejtimi i Agjencisë së Zbulimit

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, ka shkarkuar Erolld Musliun nga posti i drejtorit të Agjencisë së Zbulimit, i cili ishte duke shërbyer në mandatin e dytë.

Në vend të Musliut është emëruar Gabriela Jakovleva, e cila, sipas njoftimit të Presidencës maqedonase, vjen nga radhët e agjencisë.

“Është e qartë se presidentja u dorëzua para presionit të partisë”, u përgjigj ish-shefi i inteligjencës maqedonase, Erolld Musliu, përmes një reagimi./REL