Presidenti Thaçi i pikëlluar nga rritja e rasteve të vdekjeve me COVID-19

Deri më sot sipas shifrave zyrtare të IKSHP-së në Kosovë janë shënuar 236 raste të vdekjes me COVID-19, nga raporti i fundit 24 orësh i publikuar dje me njw numwr tw madh tw vdekjeve tw raportuara nw ditwt e fundit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se e kanë pikëlluar shumë vdekjet e qytetarëve në ditët e fundit si pasojë e infektimit me virusin COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se i trishtë ishte lajmi edhe për vdekjen e vëllait të kryetarit të Rahovecit, Adem Latifi.

“Familjes Latifi dhe gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre u shpreh ngushëllimet e mia në të sinqerta. Lutem për shërim sa më të shpejtë të të gjithë të prekurve të tjerë “ ka shkruar Presidenti Thaçi.

Në javën e fundit në Kosovë janë shfaqur numër i lartë i viktimave me COVID-19, ku në 24 orë është raportuar për disa ditë me radhë më shumë se 10 viktima.

Kurse gjatë natës së kaluar tre pacientë që ishin duke u trajtuar në Spitalin Regjional të Gjilanit, kanë vdekur.

Njëri nga tre viktimat ishte pacient i cili ishte i konfirmuar me COVID-19.

Ndërsa dy viktima tjera, të cilët kanë qenë duke marrë tretman në këtë Spital kanë qenë në pritje të rezultateve të testeve.

Aktualisht në Kosovë janë 3,588 raste aktive me COVID-19.