Lajm i Fundit, Coronavirus

Vdes nga COVID-19 vëllai i Kryetarit të Rahovecit

Adem Latifi, vëllai i Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi ka vdekur pasi ishte infektuar me COVID-19/

Kështu ka njoftuar, ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muharrem Nitaj.

“Veç lajme të hidhura po marrim. Sapo më njoftoi Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, që i paska ndërru jetë vëllai i madh, Ademi. Ka qenë i prekur me COVID-19. Jam pjesë e dhimbjes dhe e mërzisë së tyre!Kolegut Smajl Latifi, Familjes dhe miqëve, ngushëllime!,” është shprehur Nitaj.

Në Kosovë deri sot kanë vdekur 212 persona nga COVID-19.