Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Policia në Gjakovë në kërkim të një personi, dyshohet se sulmoi një grua

Një person është në kërkim nga Policia e Kosovës në Gjakovë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua.

Sipas njoftimit, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari.

I njëjti gjendet në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në Gjakovë.