Policia: Ndalohet parkimi i veturave në 'Rrugën B' dhe në 'Rrugën C' nga ora 8:00

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, e martë, nga ora 8:00 e mëngjesit nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në “Rrugën B” dhe në “Rrugën C”, në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se nëse ndonjë automjet gjendet i parkuar në këto rrugë ato do të largohen dhe shpenzimet do i bartë pronari i mjetit.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për një masë sigurie lidhur me dezinfektimin që do të bëhet lidhur me masat pas paraqitjes së coronavirusit.

Numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë deri më tani ka arritur në 15.