Foto: Ilustrim

Policia kap të dyshuarin se vodhi një Golf IV dhe një biçikletë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se i njëjti në orët e para të mëngjesit së ditës së djeshme ka vjedhur një veturë të tipit Golf VI me targa vendore.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në qytetin e Ferizajt

I dyshuari nuk ishte mjaftuar me veturë, por kishte vjedhur edhe një biçikletë si dhe 80 euro.

Mirëpo, ndonëse ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pas intervistës nga prokurori i rastit, i njëjti është liruar.

“Njësitet policore kanë arritur ta arrestojnë  të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa automjeti iu ka kthyer pronarit”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.