Aksident në Komoran, vdes djali i vetëm i familjes nga Nekoci

Një i ri ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Komoran.

Viktima është një djalë nga fshati Nekoc i Drenasit.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka shprehur ngushëllime familjes Demiri për humbjen e djalit të vetëm në këtë aksident tragjik komunikacioni.

“Kryetari Lladrovci është shprehur i trishtuar me humbjen e jetës së të riut në aksidentin tragjik”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Ndërsa, të aksidentuarit tjetër i ka uruar shërim të shpejtë.