
Polica kërkon bashkëpunim për arrestimin e Lundrim Beqirit, i dyshuari për vrasje
01.12.2021 - 10:55
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Mitrovicë ka kërkuar bashkëpunim e qytetarëve për arrestimin e Lundrim Beqirit, i dyshuar për vrasje.
Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe të dhënat e tij personale.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informacion që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tij, të lajmëroj Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Lundrim Beqiri dyshohet për penale “vrasje e rëndë” që ka ndodhur me datën 30 tetor 2021, në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192, +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu, 044/245 503, E-mail adresa: [email protected]