Mtropoliti Amfilohije. Foto: Wikipedia

Peshkopi i Malit të Zi i thotë Ministrit: Ktheja Medaljen e Kishës

Përderisa mosmarrëveshja midis kishës dhe shtetit për një ligj të ri të fesë po vijon, peshkopi i vendit i ka thënë ministrit të mbrojtjes që të kthejë medaljen e tij për shkak të mbështetjes që po i jep qeverisë.

 

Mitropoliti Amfilohije, peshkopi më i vjetër i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, tha se Ministri i Mbrojtjes Predrag Boshkoviq duhet të kthejë medaljen që i dha Kisha, pasi ai nuk e meritonte më atë.

“Sinodi i Kishës do të duhet t’ia heqë Boshkoviqit Medaljen e Shën Sava. Ai nuk mund të mbajë Medaljen e Shën Sava, ndërsa pështyn në Shën Savën dhe shenjtorët”, tha peshkopi gjatë një proteste në qytetin e Pljevlje.

Sinodi qeverisës i Kishës i dha Boshkoviqit dekoratën e tij më të lartë të quajtur sipas shenjtorit mbrojtës të Serbisë në 2011, kryesisht për kontributin e tij në ndërtimin e një kishe në Pljevlje, kur ai kryesoi bordin e minierës lokale të qymyrit.

Ai e zemëroi peshkopin në 17 janar kur, në transmetuesin publik, akuzoi Kishën se përdori protestat kundër ligjit të ri për fenë për të mohuar identitetin malazez dhe minuar Malin e Zi si një shtet të pavarur.

Ai akuzoi Kishën se në mënyrë efektive dëshiron të jetë mbi dhe jashtë ligjit, dhe mbi shtetin e Malit të Zi.