Ilustrim: Një viktimë e dhunës, Foto: Pixaby

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës është njoftuar për pesë raste të dhunës në familje.

Rastet janë shënuar në Gjilan, Deçan, Istog, Gjakovë dhe Malishevë, ndërsa të dyshuarit janë burra dhe një grua.

Në Gjilan është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që, i njëjti kishte kanosur viktimën kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Deçan një burrë është arrestuar pasi që i njëjti ka kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës grua kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Istog më 26.06.2024 është arrestuar një burrë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën grua kosovare. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë një grua ka raportuar se një i dyshuar burrë i ka shkaktuar dhunë psiqike. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Malishevë një grua shtetase e Maqedonisë së Veriut, ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psiqike nga dy të dyshuarit, në grua dhe një burrë kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në procedurë hetimore.