Përplasje në SHBA, protestuesit kërkojnë drejtësi për George Floyd

Protestuesit janë përleshur me policinë në qytete në të gjithë SHBA për vdekjen e një njeriu të paarmatosur afrikano-amerikan në duart e oficerëve në Minneapolis.

Qindra njerëz u mblodhën jashtë Shtëpisë së Bardhë, duke kërkuar drejtësi mbi vdekjen e George Floyd. Minesota, Neë York, Atlanta dhe rajone të tjera kanë pasur trazira të dhunshme.

Një ish oficer i policisë në Minneapolis është arrestuar dhe akuzuar për vdekjen e Floyd. Derek Chauvin, i cili është i bardhë, u shfaq në pamjet duke e e shtypur me gju në qafë 46-vjeçarin Floyd të hënën.

Ai dhe tre oficerë të tjerë janë larguar nga puna. Presidenti Donald Trump ka ka përshkruar incidentin si “një gjë për tmerrshme”./21Media