Përkujtohet Masakra e Studimes

Më 2 maj 1999, civilë shqiptarë të fshatit Studime të Vushtrrisë u morën dhe vranë nga forcat serbe.

Në shenjë përkujtimi për viktimat e masakrës së 2 majit të vitit 1999 në fshatin Studime të Vushtrrisë, zyrtarët e kësaj komune nën patronazhin e kryetarit Xhafer Tahiri kanë organizuar një akademi përkujtimore.

Akademia mbahet sot duke filluar nga ora 12:00 në varrezat e martirëve në fshatin Studime të Vushtrrisë.

Më 2 majit të vitit 1999 në fshatin Studime të Vushtrrisë, brenda dy orëve ishin pushkatuar nga paramilitarët serb 116 persona civil që ishin në kolonë për t`u shpërngulur në drejtim të Shqipërisë.

Shumë tjerë ishin plagosur e me mijëra tjerë pas arrestimit nga forcat serbe ishin depërtuar për në Shqipëri.