Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Penguan policinë gjatë arrestimit të një personi në kërkim, arrestohet një burrë dhe një grua

Policia ka arrestuar një burrë dhe një grua në Mitrovicë nën dyshimin se kanë penguar zyrtarët policor derisa ishin duke arrestuar një person i cili ishte në kërkim.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Anri Dinan’, Mitrovicë  dje më 19.06.2024 rreth orës 13:40.