Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Pas 100 ditëve pa virus, Zelanda e Re regjistron raste të reja me COVID-19

Zelanda e Re ne mënyrë intensive po mundohet të zbulojë burimin e shpërthimit të ri të coronavirusit, raporton New York Times.

Ndërsa filloi java, Zelanda e Re po festonte 100 ditë pa përhapje të coronavirusit në komunitet. Tani banorët e qytetit më të madh të vendit, Auckland, janë rikthyer në mbyllje ndërsa zyrtarët shëndetësorë po luftojnë një shpërthim të ri.

Të mërkurën u raportuan katër raste të reja në Auckland dhe deri të enjten ishte rritur në 17. Epidemiologët tani po mundohen ta zgjidhin misterin se si virusi gjeti rrugën e tij përsëri në ishullin e izoluar.

Një nga teoritë është se ajo hyri përmes disa ngarkesave dhe u përhap nëpër depon e ftohjes, ku punonin disa punëtorë nga Zelanda e Re të cilët ishin të infektuar. Por epidemiologët thonë se kjo vështirë të ketë ndodhur sepse kontakti njeri-njeri ishte burimi më i mundshëm.

Fokusi tjetër është te objektet e karantinës për udhëtarët që kthehen – burimi i një shpërthimi kohëve të fundit në Melburn, Australi.

Sido që të jetë, Zelanda e Re ka filluar testime të mëdha, gjurmime të kontaktit dhe goditje karantine që synojnë të rrëzojnë Covid-19 për herë të dytë.

“Duke shkuar fuqishëm dhe herët është akoma mënyra më e mirë e veprimit,” tha Kryeministrja Jacinda Ardern të enjten, në konferencën ditore që do të jetë përsëri pjesë e lajmeve për coronavirusin.

Shumë vende të tjera – përfshirë Australinë, Hong Kongun dhe Vietnamin – janë përballur me valët e dyta pas triumfeve të hershme. Por Zelanda e Re është përgjigjur me një nivel urgjence dhe veprimi që shpreson se do të jetë një model se si të eliminohet shpërthim i infeksionit dhe të rihapen shumë shpejtë.

Michael Baker, një epidemiolog, i cili ishte mbështetësi kryesor i përpjekjeve të Zelandës së Re për të eliminuar virusin, tha se suksesi i mëparshëm i vendit dhe eliminimi i vazhdueshëm i virusit në vende si Tajvani dhe Fixhi, siguruan hapësirë për optimizëm. Ai tha se shpërthimi i fundit mund të jetë i vogël dhe shpejt do të vihet nën kontroll.

“Qeveria lëvizi shpejt dhe me vendosmëri me mbylljen,” tha ai. “Nëse ka ndonjë zinxhir transmetimi të pazbuluar, ato do të tërhiqen.”

Zelanda e Re të paktën ka mësuar se çfarë të mos bëjë nga fqinji dhe rivalja e saj, Australia, ku 800 persona që ishin testuar pozitivisht në Melbourne u zbuluan se kohët e fundit nuk ishin në shtëpi gjatë kontrolleve të rastësishme nga zyrtarët. G

Gabimet në Australi gjithashtu kanë bërë që Zelanda e Re të përqendrohet në objektet e karantinës, që është mënyra se si virusi u zhvendos nga udhëtarët në e komunitetit në Melburn – përmes punëtorëve të hotelit që bashkëvepruan me mysafirë dhe pastaj e bartin atë në shtëpi.