Parkoi veturën në trotuar, lajmërohet nga qytetarët, gjobitet nga Policia

Qytetari me inicialet L.Z është dënuar nga Policia e Kosovës, për mosrespektim të rregullave të komunikacionit, pasi ai kishte parkuar veturën në trotuar duke pamundësuar qarkullimin e lirë të qytetarëve. Për veprimin e L.Z., Policia e Kosovës është njoftuar nëpërmes një video-mesazhi që ka pranuar nga qytetarët okuelar. Më pas, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ata kanë dalë në teren, kanë arritur të identifikojë një person i cili me automjetin e tij ka shkaktuar kundërvajtje, duke rrezikuar këmbësorët.

‘’Policia, e ftoi qytetarin L.Z (M/K) 61 vjeçar, në stacionin policor të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor’’, thuhet në njoftimin e Policisë.

Drejtoria Rajonale e Ferizajt ka inkurajuar qytetarët që të raportojnë të gjitha rastet që kanë të bëjnë me kundërvajtjet e ndryshme në komunikacion.