Moti

Moti

Parashikimi i motit për fundjavë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s” – thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Java e ardhshme parashihet të jetë e ftohtë dhe me vlera negative të temperaturave minimale.