ilustrim: Naser Fejza

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Në vendin tonë sot pritet të mbajë mot I ndryshueshëm. instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në vendet malore mund të ketë edhe riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët e me intervale diell ndërsa në vendet malore mund të ketë riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s”, njofton IHMK.