Pamje nga protestat në Beograd

Protestat në Serbi tashmë janë zgjeruar edhe nëpër qytete tjera përveç se në kryeqytet, Beograd.

Në një video të publikuar nga Ballkan Insight shihen kordonë të shumtë të policisë nëpër rrugët e kryeqytetit të Serbisë si dhe qytetarë të shumtë nëpër rrugë që janë duke protestuar.

Protestuesit në Serbi janë duke protestuar si pasojë e paralajmërimeve të Presidentit Vuçiq për vendosjen e masave të reja ndaj pandemisë COVID-19, si shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe kufizimi i lëvizjes totale gjatë ditëve të vikendit.