Marko GJuriq - Foto: REL/AP

Gjuriq i del në mbrojtje Vuçiqit pas protestave të mbrëmshme

Kryetari i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot se hyrja e protestuesve në ndërtesën e Radiotelevizionit të Serbisë paraqet tentimin e pasuksesshëm të liderit të Lidhjes për Serbinë që ta marrë pushtetin.

“Qytetarët tanë duhet ta dinë se mbrëmë me hyrjen në ndërtesën e RTS-së, banditi fashist Gjilas tentoi që ta merr pushtetin”, ka thënë Gjuriq për RTS sot në mëngjes.

Protestuesit “Një në pesë milionë”, mbrëmë kanë hyrë në ndërtesën e televizionit publik në Beograd.

Policia kishte shkuar në korridoret e Radiotelevizionit të Serbisë për të parandaluar që demonstruesit të ngjiteshin lart në ndërtesë.

Të gjitha hyrjet në ndërtesën e RTS-së ishin bllokuar.

Protestat antiqeveritare “Një nga pesë milionë” mbahen në Beograd çdo të shtunë qysh më 8 dhjetor të vitit të kaluar.

https://kallxo.com/protestuesit-anti-vuciq-hyjne-brenda-nderteses-se-radio-televizionit-te-serbise/

Në ndërkohë, ato janë shtrirë edhe në qytete të tjera të Serbisë.

Folësit në to përsërisin çdo javë kërkesën kryesore për dorëheqjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Moto e protestës “Një në pesë milionë” është nxjerrë nga komentet e Vuçiqit për protestat, i cili ka thënë se ai “nuk do të përmbushë asnjë kërkesë, edhe sikur të mblidhen pesë milionë vetë në rrugë”.

Muajin e kaluar, Freedom House – organizatë ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut në botë – ka publikuar raportin vjetor, në të cilin e ka degraduar Serbinë nga kategoria e vendeve të lira në vend pjesërisht të lirë./21Media