PAMJE Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë falënderon trupat nga Kosova

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj palëve që ndihmuan në shuarjen e zjarreve që e kishin kapluar malin mbi tunelin e Kalimashit.

Ai ka shpërndarë pamje të kësaj hapësire ku tashmë situata është qetësuar.

Peleshi përgëzoi punën e zjarrfikësve, Forcave të Armatosura dhe pushtetit shqiptar, të cilën e cilësoi si heroike. Gjithashtu, falënderim të veçantë u dedikoi trupave nga Kosova që po vazhdojnë angazhimin e tyre në Lakun e Thive.

Ministri shqiptar njëkohësisht e vlerësoi bashkëpunimin me homologun e tij Kosovar, Armend Mehaj të cilin e quajti shqiptar me vepra.