Foto: KALLXO.com

Pakënaqësi me përpilimin e afateve të provimeve, studentët e Fakultetit të Mjekësisë bllokojnë hyrjen e fakultetit (VIDEO)

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë bllokuar shkallët e këtij fakultetit.

Këtë ata e kanë bërë për t’i shprehur disa prej pakënaqësive të tyre në lidhje me menaxhmetin e këtij fakulteti për përgatitjen e afateve të rregullta të provimeve.

“Ankesat tona janë mosdëgjimi i kërkesave tona të vazhdueshme. Menaxhmenti në krye në vete ka vendosur për përpilimin e afateve të rregullta. Tejkalomi i hierarkisë studentore në përpilimin e datave, kohështrirja e afateve, refuzimi për takim me strukturat përfaqësuesve, vendosja e datave tendencioze. Animi i menaxhmentit kah struktura e organizatave studentore opozitare të afërta me pushtetin qendror.  Sallat e leximit e cila është më e shfrytzueshmja nga studentët, përdorët për ligjërata, e nuk janë praktike”, kanë thënë studentët.

Në anën tjetër, Suzana Manxhuka – Kerliu, dekane në këtë fakulteti ka thënë se studentët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore por jo ta bllokojnë hyrjen e një institucioni publik.

“Këta studentë nuk më kanë ftuar mua në takim në ora 7 por veç në rrjetet sociale e kam parë se do të organizojnë protestë paqësore. Studentët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore por nuk kanë të drejtë të bllokojnë hyrjen në institucione publike ku duhet të realizohen obligimet e zyrtareve të Dekanatit” – ka thënë Manxhuka – Kerliu.

Ajo tutje i ka cilësuar këto kërkesa të studentëve si anti-statutore.

“Ata kundërshtojmë vendimet e Këshillit te Fakultetit lidhur me afate të provimeve të cilat janë votuar në mënyrë unanime nga anëtarët e Këshillit të Fakultetit duke përfshirë edhe dy përfaqësues të studentëve. Kërkesat e tyre janë anti-statutore. Zëri i tyre është dëgjuar në Këshillin e Fakultetit në mënyrë institucionale dhe i kanëvotuar edhe ata vet. Tash dëshirojnë me protesta në mënyrë joinstitucionale dhe shantazhuese t’i ndryshojnë vendimet e Këshillit të Fakultetit” – ka shtuar ajo.

Tani është duke u mbajtur një takim i një grupi të studentëve protestues me menaxhmentin.

 

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë në UP bllokojnë shkallët e fakultetit. FOTO: KALLXO.com
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë në UP bllokojnë shkallët e fakultetit. FOTO: KALLXO.com
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë në UP bllokojnë shkallët e fakultetit. FOTO: KALLXO.com
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë në UP bllokojnë shkallët e fakultetit. FOTO: KALLXO.com