Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Nuk respektoi urdhërin mbrojtës të gjykatës, arrestohet

Policia ka arrestuar një burrë në Mitrovicë të Veriut pasi kishte shkelur urdhërin mbrojtës të gjykatës, kjo pasi një grua raportoi se i dyshuari, ish bashkëshorti i saj, kishte shkuar te banesa dhe e kishte shqetësuar përkundër masës mbrojtëse nga gjykata.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

“Mitrovicë Veri 19.06.2024, 22:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ish bashkëshorti i saj kishte shkuar te banesa e saj dhe e kishte shqetësuar edhe pse kishte masë mbrojtëse nga Gjykata. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”- thuhet ne raport.