Nora Gjakova e papërmbajtshme, kalon në finale të Grand Slamit në Abu Dhabi

Nora Gjakova ka arritur të kualifikohet në finalen e të Grand Slamit që po zhvillohet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Xhudistja jonë ka fituar edhe ndeshjen gjysmëfinale të ditës së sotme, duke çuar në katër numrin e fitoreve radhazi gjatë ditës së sotme.

Kësaj radhe, në gjysmëfinale, Nora ka arritur të fitojë ndaj kundërshtares Eteri Liparteliani nga Gjeorgjia.

Me këtë fitore, xhudistja pejane e siguron medaljen e argjentndë, pasi kalon në finalen e madhe të kategorisë deri në 57 kilogramë.

Në finale, Nora do të takohet me fituesen e përballjes me Qi Cai dhe Mimi Huh./Telegrafi